TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Nëntor 2023, 13:30

Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK çon për gjykim shefin e klubit sportiv të Gramshit dhe 4 persona të tjerë

Shkruar nga Pamfleti

Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK çon për gjykim shefin e

SPAK ka çuar për gjykim shefin e Klubit Sportiv të Bashkisë Gramsh, Lulzim Hasa dhe 4 të akuzuarve të tjerë që akuzohen se jepnin ryshfet 50 deri në 150 mijë lekë për nxjerrjen e një mjeti të sekuestruar nga Prokuroria e Elbasanit.

Mes personave të përfshirë në çështje janë edhe, Lirian Taragjini, Zenel Taragjini, ky i fundit ish-anëtar në këshillin bashkiak të Gramshit, dhe Çelnik Toska.

Prokuroria e Posaçme ka çuar për gjykim dosjen në ngarkim të disa efektivëve të policisë së Elbasanit, pasi akuzohen për korrupsion në lidhje me prerjen e paligjshme të druve. Nga hetimet ka rezultuar se shtetasve Zenel Taragjini dhe Lirian Taragjini iu është bllokuar nga policia një makinë me dru zjarri.

Shtetasi Lulzim Hasa, në rolin e sekserit ka ndërhyrë duke iu premtuar lirimin e makinës me dru për 30 mijë lekë të reja me ndërhyrje te dy OPGJ-të, Çelnik Toska dhe Sefer Shuka. Por paratë nuk janë dhënë dhe as janë marrë.

Njoftimi i SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 19.10.2023 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të ҫështjes penale me Nr. 187 të vitit 2022, në ngarkim të të pandehurve Ç.T, L.H, S.Sh, L.T dhe Z.T.

Në seancën e datës 13.11.2023, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (seanca paraprake) me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, me vendimin Nr. 104 Regjistri Themeltar, datë 13.11.2023 vendosi:

Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal me Nr. 187 të vitit 2022, në ngarkim të të pandehurve:

Ç.T, i cili akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” parashikuar nga neni 319/ҫ i Kodit Penal;

Lulzim Hasa, i cili akuzohet për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i katër i Kodit Penal;

S. Sh i cili akuzohet për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;

L. T, i cili akuzohet për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funskionarëve të tjerë të drejtësisë” e kryer në bashkëpunim dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 319 e 25 dhe 245/1 paragrafi i dytë e 25 i Kodit Penal;

Z. T, i cili akuzohet për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funskionarëve të tjerë të drejtësisë” e kryer në bashkëpunim dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 319 e 25 dhe 245/1 paragrafi i dytë e 25 i Kodit Penal;

Dërgimin e çështjes për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për t’u hedhur në short me trup gjykues të përbërë nga tre gjyqtarë. Kundër këtij vendimi nuk lejohet ankim.

spak korrupsion shefin e klubit sportiv të gramshit

Lini një Përgjigje