
Përfaqësuesit ligjor të Partisë Demokratike, Rezarti Kthupi dhe Indrit Sefa, kanë folur pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, për pezullimin e çështjes për shqyrtimin e kërkesës së kryedemokratit Lulzim Basha, për miratimin e Kuvendit Kombëtar të 2 Shtatorit.
Avokati i Lulzim Bashës, Rezart Kthupi tha se e priste vendimin, teksa shtoi se do ta çonin këtë shqyrtim deri në fund.
“Partia vazhdon të funksionojë me të njëjtat ritme. Ne kërkonim që shqyrtimi të zhvillohej. Ne jemi të sigurtë se dokumentacioni që është prodhuar nga Kuvendi i 2 shtatorit është i rregullt. Kundërshtarët tanë kërkonin çdo gjë tjetër përveç shqyrtimit gjyqësor. Nuk jemi në kushtet e regjistrimit të kryetarit. Kërkesa është regjistrimi i ndryshimeve të Statutit të 2 shtatorit. Ne donim ta çonim këtë shqyrtim deri në fund”, tha Kupthi.
Ndërkohë Indrit Sefa tha se megjithëse Gjykata pezulloi gjykimin e çështjes, PD do të drejtohet me statutin e miratuar në Kuvendin e 2 shtatorit.
“Në lidhje me organet legjitime të PD, keni vendimmarrje që e kanë ndarë çështjen e përfaqësimit të PD, që njeh kryetar zotin Lulzim Basha. Ke vendimin e KAS-it me të njëjtën vendimmarrje. Kjo është një çështje që në bazë të ligjit, ka një rregull që çdo ndryshim ligjor t’I paraqitet gjykatës. Ne iu drejtuam Gjykatës, por nëse palët e tjera nuk duhen të përballen me argumenta, është puna e tyre. Ne jemi gati të përballemi. Çdo vendimmarje e statutit të PD, është në fuqi për organizimin e brendshëm në PD. Vendimi i sotëm i Gjykatës nuk ndryshon asgjë në funksionimin e PD-së. Ne do të funksionojmë në bazë të Statutit të 2 shtatorit. Në regjistrin e partive politike regjistrohen vetëm ndryshimet. Ne nuk kemi asnjë problematikë në lidhje me vendimmarrjen”, tha Sefa.
Lini një Përgjigje