TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Tetor 2024, 11:11

Refugjatët nga Bangladeshi dhe Egjipti zbresin në Shëngjin, aktivistët protestë para kampit: Skenë krimi për demokracinë

Shkruar nga Pamfleti
Refugjatët nga Bangladeshi dhe Egjipti zbresin në Shëngjin,
Refugjatët nga Bangladeshi dhe Egjipti zbresin në Shëngjin

“Libra” u nis dy ditë më parë nga ishulli i Lampeduzas që ndodhet pranë brigjeve afrikane.

Ardhja e 16 emigrantëve të parë afganë në kampin e Shëngjinit, është pritur me protestë nga një grup aktivistësh zhvilluan këtë të mërkurë një aksion simbolik kundër këtij vendimi.

Një prej aktivistëve u shpreh që ky aksion, i cili jen si vazhdë e disa protestave kundër këtij vendimi, shpreh kundërshtimin kundër mënyrës së si emigrantët po trajtohen.

Ai kritikoi marrëveshjen mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni, duke theksuar se ajo ka forcuar pozitat e tyre në Perëndim, pa ofruar zgjidhje reale për çështjen e emigrantëve.

“Ne mendojmë që ky kamp është një skenë krimi që i bëhet demokracisë. Është një skenë krimi që ju bëhet emigrantëve që vijnë këtu, shqiptarëve dhe italianëve. Ky model nuk mund të jetë modeli që zgjidh çështjen e emigrantëve. Jemi të vetëdijshëm që është çështje e rëndësishme, por jo që të marrë përmasa zgjedhor dhe spektakolarizime të disa njerëzve. Kjo lloj marrëveshje nuk ka bërë asgjë veçse ka forcuar poztën e Ramës në perëndim dhe të Melonit para elektoratit të vetë. Ky është një model që nuk mund të ndiqet sepse është fundi i demokracisë perëndimore për të cilën është luftuar dhe besuar prej vitesh. Ky është një aksion simbolik,” –tha aktivisti nga kampi në Shëngjin.

Anija, me 16 emigrantë në bord, është afruar mëngjesin e sotëm drejt qytetit bregdetar ku më pas është ankoruar në portin e Shëngjinit.

“Libra” u nis dy ditë më parë nga ishulli i Lampeduzas që ndodhet pranë brigjeve afrikane.

Ardhja e sotme e emigrantëve ështe operacioni i parë dhe pritet të vijojë me grupet e tjera. Kapaciteti për momentin është 400 persona dhe deri tani ka përfunduar 70% e strukturave pritëse dhe akomoduese, përfshi edhe logjistikën e nevojshme. Kampi është ndarë në disa seksione të veçanta, ku përfshihet edhe izolimi për personat që kryejnë krime apo seksioni i trajtimit procedurial para se të jepet apo refuzohet azili. Nëse refuzohet, emigrantët riatdhesohen në vendet e tyre.

"Reuters" e cilëson marrëveshjen për emigrantët si kontroverse, por thekson se është e parë dhe e vetmja midis një vendi anëtar të BE dhe një vendi të paanëtarësuar në union.

Klandestinët janë që të gjithë meshkuj dhe do qëndrojnë këtu për një muaj në pritje të verifikimit të kërkesës së tyre për azil.

refugjatët nga bangladeshi

Lini një Përgjigje