TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Korrik 2023, 16:23

“Reforma ka dështuar”, Beberaj akuza Ramës: Drejtësia e re është varur prej tij

Shkruar nga Pamfleti

“Reforma ka dështuar”, Beberaj akuza Ramës: Drejtësia

Demokrati Aleksandër Biberaj është shprehur se sistemi i drejtësisë në Shqipëri ka qenë i dështuar ende pa nisur dhe se është totalish i varur nga Edi Rama.

Në një intervistë për Euronews Albania ai tha se në fillim kjo reformë është parë si një test ku Shqipëria “u përdor si kavie” pasi asnjë vend tjetër nuk pranoi ta realizonte.

Kur është bërë shkrirja e sistemit ekzistues të drejtësisë unë nuk kam qenë kurrë dakord sepse nuk mundet kurrë sistemi i drejtësisë të ketë zgjedhje radikale. Fatkeqësisht Shqipëria u përdor si kavie as Maqedonia, as Kosova dhe asnjë vend tjetër nuk e pranuan këtë model. Të shkojnë 140 deputet si dele të votojnë në parlament se kështu ka thënë “x” apo “y” unë nuk e pranoj si mentalitet, si psikologji apo si veprim të një politikani.

Koha e tregoi se ishte reformë e gabuar dhe totalisht e dështuar. Kjo që sot quhet drejtësi, është komplet e varur nga Edi Rama. Ka pasur tendenca për ta kontrolluar drejtësinë Sali Berisha por s’e ka arritur dot, po ashtu edhe Fatos Nano dhe Ilir Meta, ndërsa ky e ka komplet në kontrollin e vetë”, tha Aleksandër Biberaj.

biberaj rama akuza

Lini një Përgjigje