
Gazetari Mentor Kikia ka komentuar turin e kreut të qeverisë Edi Rama në Ballkan, më 6 dhe 7 korrik.
Në një intervistë për Euronews Albania, Kikia theksoi se kjo lëvizje e Ramës vjen për të eleminuar komentet dhe gjykimet pas lajmit për mbylljen e “Ballkanit të Hapur”.
“Mungon pyetja se kush e organizon këtë tur dhe për çfarë qëllimi është ky tur dhe çfarë përfaqëson Rama në këtë tur. Referuar situatës ne mund të përdorim metodën e deduksionit që kjo është një përpjekjet për të eleminuar të gjitha komentet analizat dhe gjykimet politike që mund të vijë për investimin politik për projektin e ‘Ballkanit të Hapur’. Befas në përmbyllje të këtij projekti të promovohet sikur nuk ka ndodhur asgjë”, tha Kikia.
Lajmin për mbylljen e "Open Ballkan" Rama e bëri me dije në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, të shtunën e javës së kaluar.
Lini një Përgjigje