TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Korrik 2023, 13:49

Vendimi për studentët e mjeksisë, Kushi: Nëse nuk u gjendet punë për një vit kanë të drejtën të tërheqin diplomën

Shkruar nga Pamfleti

Vendimi për studentët e mjeksisë, Kushi: Nëse nuk u gjendet

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka komentuar vendimin e qeverisë për kontratën 5 vjeçare që duhet të nënshkruajnë maturantët të cilët kërkojnë të vazhdojnë studimet për mjekësi.

Në një deklaratë për mediat, Kushi tha se kjo nisëm e qeverisë do të hyjë në Kuvend në muajin korrik me procedurë të përshpejtuar për shkak të emergjencës, pasi studentët para se të regjistrohen në universitet duhet të njihen me kushtet.

Kushi nënvizon se megjithatë është parashikuar se nëse për një vit studentëve nuk u gjendet punë në institucionet përkatëse në Shqipëri, ata mund të tërheqin diplomën.

“Të gjithë ata që kanë vendosur të studiojnë mjekësi e kanë kusht që të firmosin marrëveshjen dhe të punojnë në vend për 5 vite, e kanë detyrim. Dua të theksoj se nëse për një vit nuk arrihet të plotësohet detyrimi për punësim, studentët do arrijnë të tërheqin diplomën. Prioritet mbetet punësimi dhe programet sociale, nëse nuk arrihet në 1 vit atëherë të diplomuarit do të lirohen nga detyrimi.

Ky projektligj në Kuvend për shkak të emergjencës do të prezantohet me procedurë të përshpejtuar, për shkak se në muajin gusht të gjithë maturantët kanë provimin shtesë të dixhitalizuar, ne duhet ta miratojmë përpara se studentët të bëjnë provimin, të njohin kushtet”, tha Kushi.

kushi studentet e mjeksise pune

Lini një Përgjigje