
Analisti Ben Andoni ka komentuar turin e kreut të qeverisë Edi Rama në Ballkan. Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se Rama kërkon vazhdimisht protagonizëm në fushën e huaj.
“Mendoj se Rama e Vuçiç, janë dy polet kryesore të ish-Ballkanit të Hapur. Rama kërkon vazhdimisht protagonizëm në fushën e huaj. Duket që do të lehtësojë pak atë që do të bëjë procesi i Berlinit në samitin e ardhshëm të Tiranës. Rama kërkon të marrë të gjithë protagonizmin e duhur të Shqipërisë përsa i përket këtij procesi”, u shpreh ai.
Në datat 6 dhe 7 korrik, kryeministri Rama do të nisë turin në Ballkan, ku edhe do të zhvillojë takime me krerët e shteteve përkatëse.
Këto takime do të zhvillohen në kuadër të procesit të Berlinit. Kryeministri Rama do të mbajë takime në Prishtinë, Beograd, Sarajevë si edhe në Shkup.
Lini një Përgjigje