
Ish-kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, ka folur në lidhje me atentatin që ndodhi në Fushë-Krujë mbrëmjen e djeshme.
Në një intervistë për “News 24” Imeraj tha se autorët e vrasjes ishin nisur për Gentian Bejtjen dhe jo për 29-vjeçarin që mbeti viktimë e atentatit mbrëmjen e kaluar.
Ajo u shpreh se goditja e dy fëmijëve në këtë rast tregon se objektivi ka qenë shumë i qartë për atentatorët, aq sa këta të fundit nuk janë menduar për rrethanat dhe personat që shoqëronin objektivin.
Ish-kryeprokurorja shtoi se autorët kanë pasur informacione për lëvizjen e shënjestrës së tyre, si edhe për zonën, në të cilën sipas saj është e vështirë për t’u orientuar nëse nuk e njeh.
“Autorët ishin nisur për Gentian Bejtjen. Plumbat ishin drejtuar ndaj tij. Krimi nuk është matur as për të kursyer fëmijët në këtë rast. Goditja e të miturve lidhet me faktin që objektivi ka qenë aq i qartë sa nuk janë menduar ata që e shoqëronin.
Fakti që Bejtja ka pësuar edhe 2 atentate të tjera dëshmon se ky personazh është vendosur në shënjestër. Lëvizja e autorëve është bërë me mjet të vjedhur dhe duke parë gëzhojat në vendngjarje, kjo është një zonë ku nuk mund të kalohet kollaj pa e njohur vendin përreth. Kanë pasur informacion të mëparshëm për lëvizjet e tij”, tha ajo.
Lini një Përgjigje