TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Korrik 2023, 07:29

Atentati ndaj Gentjan Bejtjas, deputeti bën deklaratën e fortë: Në krye të policisë së Fushë-Krujës u emërua një kriminel!

Shkruar nga Pamfleti

Atentati ndaj Gentjan Bejtjas, deputeti bën deklaratën e fortë:

Teksa po fliste për atentatin ndaj Gentjan Bejtjas, deputeti i PD Asllan Dogjani ka bërë një deklaratë të fortë, ku tha se në krye të komisariatit të Fushë-Krujës është emëruar një kriminel me urdhër të një ministri të qeverisë Rama.

Dogjani nuk pranoi të jepte emër, por tha se është ministër i Rilindjes.

Nëse shteti nuk merr masa e s’të gjen autorin, çfarë do bësh? Shteti duhet të punë, por ka shumë arsye që nuk i zbulojnë për mua është një lidhje, krimi njësh me shtetin, nuk flas për policët sepse nuk i përgjithësoj dot, por po flas për pjesë të mirë të policisë. Kemi të dhëna që emërohen në krye të policisë kriminelë.

Një rast në Krujë, e kam të kontaktuar personalisht, të faktuar, që shefi i stacionit policor në Fushë-Krujës u emërua me një telefonatë nga një nga këta që doli në televizor. E ka marrë ministrin dhe i ka thënë dua filanin… Nuk ka rëndësi ta them se kush ministër se ka kohë kjo punë, por është në Rilindje”, tha ai.

 

atentati ndaj gentjan bejtjas

Lini një Përgjigje