TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Korrik 2025, 17:06

"Rama po bën propagandë", Kthupi: Hapësirat publike nuk u zunë sot dhe pa lejen e shtetit

Shkruar nga Pamfleti

"Rama po bën propagandë", Kthupi: Hapësirat publike nuk

Juristi Rezart Kthupi tha se aksioni i Ramës për lirimin e hapësirave publike është një propagandë, pasi ato nuk janë zënë sot.

Ai u shpreh se Rama po krijon te qytetarët përshtypjen se po vjen një qeveri e re. Kthupi tha se hapësirat publike nuk u zunë pa lejen e qeverisë, ndërsa shton se të gjitha këto hapësira kontrollohen nga disa institucione, qendrore dhe vendore.

"Sot po përpiqet që të jepet përshtypja se ka ardhur një qeveri e re dhe do të futemi në një shtet të ri dhe do të bëhen reforma. Kjo është çështje propagande, jo qëllimi në vetvete. Në dy javët e fundit Rama ka sulmuar AKU-në që është krijuar me ligj dhe varet nga pushteti qendror dhe garanton sigurinë ushqimore.

Rama ka të drejtë ka administrojë AKU-në dhe kështu nuk thotë që janë shkaqet pse nuk ka funksionuar. Në fakt këto janë të dështuar. Hapësirat publike nuk u zunë dje dhe pa lejen e qeverisë. Të gjithë këto hapësira publike kontrollohen nga disa institucione, qendrore dhe vendore", tha Kthupi për "Ora News".

Lini një Përgjigje