TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Korrik 2025, 14:43

Zyrtari i IKMT përplaset me banorët e Thethit: Kemi shkelur ligjin duke ju toleruar, na premtuat se do i çmontonit shtëpitë

Shkruar nga Pamfleti

Zyrtari i IKMT përplaset me banorët e Thethit: Kemi shkelur ligjin

Për thuajse dy orë, banorët e Thethit bllokuan urën në hyrje të fshatit, teksa po protestonin kundër aksionit të prishjes së 40 objekteve pa leje.

Protesta u shoqërua me tensione me policinë. Banorët kërkuan që shteti të ndalë prishjen e objekteve, aksion të cilin e cilësuan si masakër që po kryhet në mes të sezonit turistik.

Drejtori i Zbatimit të Vendimeve në IKMT, Fatmir Mete, ishte personalisht i pranishëm në zonë dhe u përball me protesta të qytetarëve, të cilët kundërshtuan prishjen e disa objekteve.

Në një debat të drejtpërdrejtë me banorët, Mete tha se banorët kishin marrë njoftim paraprak dhe se institucionet kishin treguar tolerancë të tejskajshme ndaj tyre.

“Na keni premtuar se do t’i çmontoni vetë objektet. Ju kemi toleruar dy ditë dhe kemi shkelur ligjin në këtë tolerancë. Mos luani me fatkeqësinë e tjetrit, se është gjynah”, deklaroi ai.

Sipas Metes, objektet në fjalë janë të ndërtuara pa leje dhe banorët kanë tentuar të shmangin përgjegjësinë duke kryer veprime noteriale për transferimin e pronësisë.

“Kur ka ardhur grupi i inspektimit, objektet kanë qenë në emër të një personi dhe tani i keni kaluar në emër të një tjetri”, tha Mete.

Lini një Përgjigje