TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Gusht 2024, 21:54

“Putin lideri ekspert”, Demiraj për luftën Rusi-Ukrainë: Zelensky do ta paguajë shtrenjtë avancimin në Krusk

Shkruar nga Pamfleti
“Putin lideri ekspert”, Demiraj për luftën
Dritan Demiraj

Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, ekspert në fushën e sigurisë, foli për avancimin e Ukrainës në Rusi dhe rritjen e sulmeve të Moskës.

Demiraj theksoi se sot asnjë lider në botë nuk ka eksperiencën e Vladimir Putinit.

Ai shtoi se Zelensky do ta paguaje shtrenjtë avancimin në Kursk.

“Pavarësisht se po flasim për një diktator, i cili ka urdhëruar një pushtim të papërgjegjshëm, që ka shkaktuar humbje në të gjitha aspektet ndaj një vendi mik, duhet të themi se asnjë lider sot në botë nuk ka eksperiencën e Vladimir Putinit. Ai ka 25 vite në pushtet dhe do të jetë shumë e vështirë për të negociuar me presidentin e Rusisë, i cili ka deklaruar qartazi që këtë provokim Zelensky do ta paguajë shtrenjtë dhe që për mendimin tim po e paguan shtrenjtë, do të duhet ta zgjidhë në fushëbetejë. Tashmë, është deklaruar se nuk ka negociata më me Zelensky-n”, tha Demiraj për “A2 CNN”.

Lidhur me kapacitete e Ukrainës për të depërtuar më thellë në Rusi, Demiraj tha se është e pamundur. Ai u shpreh se Zelenky ka bërë 4 gabime strategjike.

“Asnjë përqind nuk ka Ukraina. Nuk ka kapacitete. Përgjatë dy viteve e gjysmë, Ukraina, pavarësisht mbështetjes së Perëndimit me të gjitha format, përsëri është e pamundur sepse në ushtri faktet e luftës vendosen në terren dhe aty vendos kush ka ushtrinë më të madhe.

Zelensky ka bërë 4 gabime strategjikë, të cilat i kanë kushtuar të paktën 120 mijë ushtarë të vrarë: Në Bakhmut dhe në disa zona të tjera, të cilat nuk do të duhej t’i mbante me kosto kaq të madhe. Ndërkohë, Rusia përdorte të burgosurit e Wagner. Kokëfortësia e Zelenskyt ka qenë për të ruajtur një sasi shumë të madhe të mineraleve që ndodhen në minierat e atyre rajoneve”, tha Demiraj.

Lini një Përgjigje