
Paralajmërohet tjetër padi në SPAK ndaj kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari. Ka qenë avokati Arben Llangozi, ai që ka njoftuar se kësaj radhe marifeti është gjetur tek dekori i qytetit ku me një të rënë të lapsit janë harxhuar mbi 110 milionë lekë të vjetra me TVSH.
Sipas tij, nëse shohim dokumentacionin teknik të tenderit, vëmë re se në total do të realizohen vetëm 27 banderola në vit për një periudhë 4 vjeçare, me një kosto prej rreth 1 milionë lekë të vjetra për banderolë.
Postimi i plotë
Nesër fillojmë betejën ligjore në lidhje me hajdutët e tenderave dhe hajdutët e taksave tona.
Do të përfundojnë në SPAK kallzimi i radhës i Kryetarit të bashkisë Kuçovë Kreshnik Hajdari.
Kreshnik Hajdari, kryetari aktual i Bashkisë Kuçovë, ka organizuar një tjetër tender të dyshimtë.
Kësaj radhe marifeti është gjetur tek dekori i qytetit ku me një të rënë të lapsit janë harxhuar mbi 110 milionë lekë të vjetra me TVSH.
Nëse shohim dokumentacionin teknik të tenderit, vëmë re se në total do të realizohen vetëm 27 banderola në vit për një periudhë 4 vjeçare, me një kosto prej reth 1 milionë lekë të vjetra për banderolë.
Por përtej kostos së lartë dhe faktit nëse realisht do realizohet ai numër banderolash, në të vërtetë ka një tjetër problem akoma më të madh.
Në tender kanë marrë pjesë vetëm dy firma, pra kemi të bëjmë me një konkurrencë të cunguar sa për sy e faqe. Ndërkohë nga dy firmat pjesëmarrëse, Hajdari ka shpallur fituese atë që ka ofruar më shumë.
Më konkretisht bëhet fjalë për tenderin që mban numrin e referencës REF-93886-01-26-2024 dhe ka si objekt "Shërbimi i Dekorit".
Fitues i tenderit është shpallur Abas Dajko, person fizik, me ofertën 9,204,400 lekë të reja pa TVSH ose rreth 110 milionë lekë të vjetra me TVSH.
Ndërkohë nëse e krahasojmë këtë ofertë fituese me fondin limit, rezulton se është sa 95.4% e tij.
Të gjitha këto shtojnë se tepërmi dyshimet se Hajdari i Kuçovës ka mbushur mirë e mirë xhepat duke shpallur fitues atë me ofertën më të lartë dhe për këtë tender duhet të hetohet.
Lini një Përgjigje