TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Nëntor 2023, 14:02

Puset e naftës së ‘Albpetrol’ shkaktojnë ndotje në Kuçovë, ish-tekniku: Tubacionet nuk janë ndërruar prej vitit 1918

Shkruar nga Pamfleti

Puset e naftës së ‘Albpetrol’ shkaktojnë ndotje

“Albpetrol” vazhdon të shkaktojnë ndotje të madhe në Kuçovë, për shkak se puset e naftës janë në gjendje të amortizuar.

Një qytetar i zonës i cili e ka pusin pranë shtëpisë, tregon se në ditë me shi oborri mbushet me naftë.

Braçe Demo thotë për "Report Tv" se nuk është i vetmi, pasi rreth 300 puse rentabël ndodhen aktualisht në zona të banuara.

Pusi rrjedh në mënyrë të vazhdueshme e sidomos në ditë me shi. Mbetjet e naftës nga kanali kullues përfundojnë në lumin e Lapardhasë.

Si ish-teknik i naftës, Braçe Demo thotë se tubacionet janë tejet të vjetra dhe nuk janë ndërruar që prej 1918-ës, kohë kur kompanitë italiane hapën këto puse në Kuçovë.

Tashmë këto puse i shfrytëzon kompania shtetërore e prodhimit të naftës “Albpetrol”, e cila ka shkaktuar ndotje të madhe të ujit dhe tokave bujqësore.

Një ditë më parë nisën hetimet në gjendje të lirë për dy drejtues të “Albpetrol”-it në Kuçovë. Kallëzimi është bërë nga banorët e zonës, të cilët prej vitesh jetojnë me erën e rëndë të naftës që mbetet në sipërfaqe. Ndërmarrja e prodhimit të naftës nuk ka bërë asnjë ndërhyrje teknike tek puset megjithëse janë prodhues rentabël.

Pavarësisht riskut të lartë ndotës të industrisë së naftës dhe rrjedhjeve nga puset, Agjencia Rajonale e Mjedisit dhe “Albpetrol” nuk kanë publikuar asnjë raport mbi dëmet që i shkaktojnë mjedisit.

kucove nafte albpetrol pus

Lini një Përgjigje