
Gazetari Arjan Çani duke komentuar aksionin opozitar se mungesa e një thirrjeje nga Sali Berisha për protesta popullore, tregon për një strategji të re të PD.
I ftuar në emisionin ‘Now’ në ‘Euronews Albania’, ai deklaroi se Berisha e ka kuptuar që rruga që ka ndjekur deri tani ka qenë e pasuksesshme ndaj kanë vendosur të bëjnë autoprotestë.
“Opozita nuk po marrin që të ndezë njerëzit poshtë, vura re që ndodhi një lloj trishtimi, Berisha e tha do kalojnë në fazë të re, Berisha nuk bëri thirrje për protesta. Me sa duket e ka kuptuar që ato nuk kanë qenë aq të suksesshme, kjo është një autoprotestë, është fillimi i një gjëje. Është një simbolikë për t’i treguar opinionit publik që janë të vendosur, ata mund të ngujoheshin edhe në kuvend, s’e kuptoj pse nuk e bënë”, tha Çani.
Lini një Përgjigje