
Analistit Andi Bushati dhe deputetit të PS, Arben Pëllumbi kanë debatuar lidhur me konfliktet e fundit që kanë lindur në Parlament dhe bllokadën që mazhoranca po i bën shumicës së opozitës të drejtuar nga Sali Berisha, për ngritjen e komisioneve hetimore dhe caktimin e bashkëkryetarit të Komisionin të Reformës Zgjedhore.
Në një intervistë për emisonin ‘Të Pakespozuarit’, Bushati tha se Rama dëshiron të drejtojë edhe qeverinë e Kosovës, pasi opozita këtu i duket "bukë me djathtë".
Debati në studio:
Andi Bushati: Këtu Edi Rama do të drejtojë edhe opozitën. Kjo nuk më bën çudi. Ai do të drejtojë edhe qeverinë e Kosovës, opozita këtu i duket "bukë me djathtë".
Arben Pëllumbi: Pse e mendoni këtë? Ishte Rama që i tha opozitës dorëzo mandatet? I tha opozitës mos u fut në zgjedhje lokale? I tha përjashtoni Berishën dhe nisën këto luftra të brendshme? Jo mor burrë ç’lidhje ka Edi Rama me këto gjëra.
Andi Bushati: PD nuk është në rregull, mediat janë kazanë, LSI është parti e kusisë… Këtu asgjë nuk shkon, kemi vetë një fanar ndriçues. Po merremi, që pavarësisht defekteve të hallkave të tjera, fatet tona i ka në dorë një njeri. Nuk i takon atij që është është në krye të qeverisë, që të vendosë për komisionet, se kë do kryetar të një komisioni.
Arben Pëllumbi: Alibeaj qenka burrë i keq tani, ishte propozim i PD. Ku është problemi këtu?
Andi Bushati: Mund të jenë nga këta që hanë kumbulla dhe dardha prapa kurrizit... Edhe Lefter Koka, Arben Ahmetaj, tuajët ishin.
Arben Pëllumbi: Mos përmendim emra, sepse po t’i futemi çfarë ka ndodhur në 30 vjet, çfarë nuk del.
Andi Bushati: Kemi kujtesë të gjatë, unë dhe ti edhe zoti Ylli Rakipi. E mbani mend Saliun e parë që ishte gati diktator sa Rama i tretë? Kishte gjetur edhe ai një Sali Rexhep dhe e mbante si klloun aty. Pushtetet blejnë, pushtetet diktatoriale blejnë.
Arben Pëllumbi: PD nuk thotë kështu.
Andi Bushati: Ajo që mbroni ju… Unë e di kush është opozita. Ju na mbajtët katër vjet duke thënë që opozita e këtij vendi është Kujtim Gjuzi, Jenishehri, kërpërata…
Lini një Përgjigje