
Analisti Frrok Çupi duke analizuar situatën brenda PD-së, deklaroi se Lulzim Bashës, i duhet qoftë edhe një Parti Demokratike e vogël, që mund të bëhet e tillë pas 4 vitesh.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Çupi u shpreh se ata që mbështesin Sali Berishën, nuk kanë të ardhme, pasi sipas tij është bërë si han pa porta me disa që vijnë dhe disa që ikin.
“Merr Lulin që keni në parti. Lulit i mjafton, të paktën edhe një 4-vjeçar tjetër, që të jetë një parti e vogël, dhe të mund të ndërtojë një filozofi politike, një lloj portreti, figure. Pjesa tjetër, është, ajo që është me Berishën që nuk ka të ardhme, nuk është popull idiot që të votojë për Sali Berishën, dhe e dyta, është pjesa fluide që ju i keni lënë derën hapur, hajde po deshe, ik po deshe. Ju, kështu e keni partinë, ju keni lënë një derë nga mbrapa shtëpisë, hajdeni natën, ikni ditën. Nuk është parti kjo pastaj. Një parti nuk do të thotë të jetë një turmë. Partia është parti, është e dalluar nga turmat, ka nocionet e veta. Sa më demokratike të jetë bota, aq më pak klan dhe klikë është partia. Nëse nuk ka instucione partia, PD nuk ka seli. Të gjitha këto përbëjnë atë që e mbyllin si institucion, si një kuti, që shteti e ka gati të funksionojë mbi këtë kuti. Ju nuk e keni si kuti”, theksoi ai.
Lini një Përgjigje