
Gazetari Eni Ferhati ka folur lidhur me sulmet e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta drejtuar Altin Dumanit.
Ai ka treguar detaje nga dosja CEZ-DIA, i cili tha se po shkon drejt mbylljes. Ferhati u shpreh se krahas Metës janë pyetur edhe persona të tjerë, qoftë në pushtet aktualisht apo të në kaluar të cilët do të hedhin dritë mbi hetimet e SPAK.
“Hetimi është zyrtar. Çështja CEZ-DIA është në limitet e afatit ku kësaj dosje do t’i jepet një drejtim, nëse do të ketë përgjegjësi penale për Metën apo të tjerë, të cilët gjatë hetimit mund të kenë rezultuar me probleme. Krahas Metës janë pyetur edhe një sërë personazhesh të tjerë, qoftë me pushtet politik aktualisht apo në të kaluarën për të zbuluar dyshimet që ka SPAK”, tha gazetari për “Open”.
Lini një Përgjigje