
Ish-deputeti socialist Spartak Braho ka folur lidhur me dorëheqjen e Endrit Braimllarit si nënkryetar i PL-së.
Dorëheqja e tij erdhi pas përplasjeve në distancë me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Metën.
Ish-deputeti Braho, tha se pas tij nesër do të japë largohet Elona Guri, e cila në parti ka rolin si ndihmës kasaforta e tij. Ai u shpreh gjithashtu se Meta ka paranoja dhe dyshon edhe për Monikën.
Duke u ndalur tek paralajmërimet e Metës për nepotizmin në parti, Braho tha se nuk ekziston teza e nepotizmit në politikë.
“Nesër do të dalë edhe Elona Guri, që ka përzënë ai nga partia, një ndihmë kasafortash e tij. Pasnesër do të ikin të tjerë bashkëpunëtor të Ilirit i përzuri, është komplet paranojë. Dyshon te çdo gjë. Ka pasur si pjesë të tij në themel dyshimin për çdo gjë. Ka dyshuar edhe për Monikën. Ky ishte fundi i tij, po merreni me një të marrë tani!
Monika Kryemadhi në historinë politike të saj është aktiviste politike më para se Meta. Ecën për një kohë bashkërisht, e mori e vuri në timon se nuk e lejonte detyra, se besoi se ky pa dijeni e Monikës s’ka pasur dijeni se do të dorëzonin mandatet. Çdo gjë është marrëveshje me njëri-tjetrin. Teza e nepotizmit në politikë është e papranueshme, në parti s’ka nepotizëm. Çdo gjë është bërë me marrëveshje mes tyre, për të ndarë rolet, që t’i do largohesh do të vazhdoj unë të drejtor”, tha Braho për “Report Tv”.
Lini një Përgjigje