TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Prill 2024, 18:56

Zgjedhja e Belerit si kandidat për eurodeputet, Gjipali: Greqia po luan me politikën e brendshme

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhja e Belerit si kandidat për eurodeputet, Gjipali: Greqia po luan me

Partia e djathtë “Demokracia e re” me në krye Kyriakos Mitsotakis, zgjodhi si kandidat për eurodeputete në zgjedhjet që do të mbahen për Parlamentin Europian, kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës Fredi Belerin, i cili ëshët dënuar me 2 vite burg për korrupsion zgjehdor.

Eksperti për çështjet e integrimit, Gledis Gjipali tha se Mitsotakis luan me politikën e brendshme. Ai theksoi se që mundësitë që Beleri të përzgjidhet janë mjaft të vogla. Gjipali tha se ky konflikt ka sjellë kosto për Greqinë, pasi ka pasur reagime jo pozitive nga partnerët e saj europianë.

“Ishte një zhvillim interesant për faktin që e përfshin akoma më shumë çështjen Beleri, duke e ngritur në një nivel europian në lidhje me zgjedhjet, por nga ana tjetër e shoh vazhdim të politikës së brendshme të Greqisë. Duhet pasur parasysh dhe mënyra se si zgjidhen deputetët, do të thosha shanset nuk janë të larta për Belerin për t’u zgjedhur. Greqia ka një sistem me lista të hapura për zgjedhjet parlamentare europiane. Kjo gjë bën që kandidaturat më të forta që mbledhin më shumë vota arrin të zgjidhen. Pra, kanë një listë me 42 kandidatura dhe Greqia zgjedh 21 deputetë dhe po të shohim aktualisht partia Demokracia e Re ka vetëm 6 eurodeputetë dhe mendoj që mundësitë janë mjaft të vogla.

Nga ana politike, mund të lehtësojë dhe të sjelli edhe këtë aspekt që në një farë mënyre qeveria nuk ka më borxhe kundrejt Belerit që bëri maksimumin dhe politikisht. Të paktën, muajt e fundit, ky konflikt ka sjellë kosto dhe për Greqinë, sigurisht Shqipëria është e bllokuar, por figura e Greqisë kundrejt partnerëve të saj europianë nuk është se ka përfituar, ka shkaktuar reagime jo pozitive”, u shpreh ai për "abcnews".

fredi beleri kyriakos mitsotakis

Lini një Përgjigje