TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Prill 2024, 17:47

Sërish kaos në Rrugën e Arbrit, bllokohet Bypass-i i Murrizit; varg kilometrik automjetesh

Shkruar nga Pamfleti

Sërish kaos në Rrugën e Arbrit, bllokohet Bypass-i i Murrizit;

Bypass-i i Murrizit në Rrugën e Arbrit është bllokuar ditën e sotme rreth orës 16:00 duke krijuar një varg kilometrik automjetesh.

Sipas raportimeve, segmenti i bllokuar në rrugën e Arbrit çon automjetet drejt kryeqytetit, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e bllokimit.

Por kjo nuk është hera e para që në këtë rrugë ka problematika. Herë pas here kur ka rreshje shiu apo bore automjetet bllokohen për orë të tëra. Bllokime të gjata ka pasur edhe si pasojë e rënies së gurëve, duke bërë që të jetë një prej rrugëve më problematike.

rruga e arbrit

Lini një Përgjigje