
Gazetari Enton Abilekaj ka thënë se mazhoranca e Edi Ramës nuk është e interesuar që të lejojë punën e dy komisioneve hetimore parlamentare.
Abilekaj u shpreh se pavarësisht se ndërkombëtarët mund të jenë garant, Edi Rama nuk është hera e parë që shkel marrëveshjet apo dakordësimet që bën me opozitën. Ai deklaroi se mazhoranca nuk dëshiron që Parlamenti të funksionojë.
“Nuk ka asnjë ndryshim të mazhorancës ndaj opozitës, nuk ka asnjë dëshirë të mazhorancës për funksionimin e Parlamentit”, tha Abilekaj.
Duke u ndalur në funksionimin e Komisionit Hetimor për TIMS, Abilekaj tha se kjo Prokurori që nga gushti deri në prill nuk u mor fare me çështjen, sapo u ngrit Komisioni arrestoi drejtorin e IT-së. Ai akuzoi prokurorinë se ka një koordinim me mazhorancën me qëllim dështimine punës së komisionëve hetimore.
“Qëllimi kush ishte? Që ky drejtori të mos shkojë në Komision dhe po ta shikoni socialistët po kërkojnë që të gjithë ata që po hetohen të mos thirren në komisionet hetimore. Pra kemi një koordinim mes Prokurorisë dhe mazhorancës, një koordinim të qartë për të dështuar punën e komisioneve hetimore”, tha Abilekaj për "SyriTV".
Lidhur me protestën e opozitës para Bashkisë së Tiranës, Abilekaj tha se nëse do të ishim një vend normal demokratik, Erion Veliaj ose duhej të dorëhiqej, ose duhej të shkarkohej nga Edi Rama.
“Si tha Edi Rama: njerëz me dy xhepa. Dhe mendoj se Erjon Veliaj e gjen veten te kjo deklaratë e Ramës. Minimumi që duhet të bëjë Erjon Veliaj është të japë dorëheqjen, pasi sa kohë të jetë aty ai po pengon drejtësinë, po mbron hajdutët dhe po mbron edhe veten. Erjon Veliaj me deklaratat e tij po orienton dhe çfarë duhet të bëjë prokuroria me këta që ka kapur”, tha Abilekaj.
Gazetari tha se është e domosdoshme që në Bashkinë e Tiranës duhet të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme, pasi në rastin më të mirë kemi të bëjmë që nuk janë të zotët që të kapnin atë që ndodhi me ‘5D’.
Lini një Përgjigje