TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Prill 2024, 19:45

Akuzat e Metës ndaj SPAK, Braho: Në unison me Berishën, Dumani të reagojë ligjërisht

Shkruar nga Pamfleti

Akuzat e Metës ndaj SPAK, Braho: Në unison me Berishën, Dumani

Ish-deputeti socialist Spartak Braho ka folur lidhur me akuzat e Ilir Metës ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit.

Braho tha se është në unison me Sali Berishën në lidhje me akuzat ndaj drejtësisë. Braho u shpreh se Meta nuk ka më një të ardhme politike.

Ai shtoi se Dumani duhet të reagojë vetëm me mjete ligjore, pasi këto janë kërcënime dhe fyerje direkte që i bëhen kryetarit të SPAK-ut, ose më saktë organit të ndjekjes penale.

“Është bërë qesharak, është në unison me Sali Berishën për të sulmuar SPAK-un. Altin Dumani është drejtuesi kryesor i SPAK dhe funksion mbi bazë të ligjeve dhe reformave. Kujt i thotë SPAK-u torollaku?! Kryetari i SPAK duhet të reagojë vetëm me mjete ligjore. Ky reagim që është sqarues nuk ka shumë vlerë. Janë kërcënime dhe fyerje direkte që i bëhen kryetarit të SPAK-ut, ose më mirë organit të ndjekjes penale. Kjo arkivohet. Ju e dini që SPAK mbështet nga SHBA. Paranoja është sëmundje e vjetër e tij. Të thuash që ka frikë është ende shpejt për të. Arsyeja e parë është se do të tërheqë vëmendjen. E dyta pjesë e paranojës së tij. Këto sulme dikur Ilir Meta i ka bërë edhe kundër Sali Berishës madje shumë më të ashpra. Më vjen keq si përfundoi ky njeri i cili s’ka më të ardhme politike. Çdo gjë e ka një fund! Ky i ka mbaruar kapjet më të larta në pozicionet e shtetit. Për çfarë rikthehet?! Është jashtë realitetit”, tha Braho për “Report Tv”.

Prej ditësh Ilir Meta në daljet e tij publike ka sulmuar institucionet e drejtësisë, si dhe ka paralajmëruar ndryshime në Partinë e Lirisë.

Lini një Përgjigje