TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Prill 2024, 21:15

Akuzat e Metës ndaj Dumanit, Minxhozi: Provokim, ka kaluar çdo lloj limiti

Shkruar nga Pamfleti

Akuzat e Metës ndaj Dumanit, Minxhozi: Provokim, ka kaluar çdo lloj

Analisti Skënder Minxhozi ka folur lidhur me akuzat e Metës ndaj SPAK.

Ai tha se Dumani është takuar me ish agjentin e FBI-së, Charls McGonigal, ndërsa kreu i SPAK mohoi akuzat, ku i cilësoi të pabaza.

Ilir e etiketoi kreun e SPAK-ut si kushëri të një tjetër personazhi në SPAK, Nuredin Dumanit.

Minxhozi tha se Meta provokoi Dumanin, por ky i fundit merret me fakte dhe nuk ka nevojë të bëjë deklarata. Ai e ka konsideruar këtë debat si muhabet rruge, pasi ka kaluar çdo lloj limiti.

"Dumani u ftua në një debat që ka kaluar çdo lloj limiti të pranueshëm. Është edhe më e rëndë se folklor, është një muhabet rruge, nuk mund të quhet dhe muhabet kafeneje. Janë kërcënime nga një zotëri që në të gjitha sondazhet e fundit që unë kujtoj del me preferencë njëshifrore. Dumani hodhi poshtë anën faktike të akuzave të Ilir Metës. Dumani flet me vepra, nuk ka nevojë të futet fare në debatin e ndyrë politik. Ftesa dhe provokimi i Ilir Metës ishte për ta tërhequr SPAK-un dhe me një fjalor që nuk i takon kurrësesi një organi akuze që merret me faktet dhe me letrat, nuk ka nevojë të bëjë deklarata. Dumani ka bërë gjënë e drejtë, duke hedhur poshtë dhe takimin me MCGonigal", tha Minxhozi për "Abc News".

 

Lini një Përgjigje