
Analisti Frrok Çupi ka folur sa I përket protestës të organizuar ditën e sotme para Bashkisë së Tiranës. Ai tha se kjo protestë është një provë gjenerale e Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë, për të parë se kush do I afrohet lidershipit të Berishës.
Çupi theksoi se kjo protestë u zhvillua për t’i rënë në sy Berishës. Ai tha se ata gjithashtu kanë për qëllim që të lirojnë liderin e tyre.
“Protesta para bashkisë, është perceptuar si një moment ku këta po bëjnë prova gjenerale se ku po shkojnë, Ajo që po ndodh me opozitën, është se janë në provë, sa jemi në gjendje, sa mund ta mposhtim një institucion dhe kush ka të drejtë t’i afrohet lidershipit të Berishës. Është krejt të vemendjes se këta po protestojnë për arsye të korrupsionit. Sot në korrupsionin e Bashkisë së Tiranës po merret SPAK, gjithçka në këtë moment pushon. Nëse ka dëshirë për të luftuar korrupsionin, në këtë moment pushon. Duan patjetër të shkaktojnë trauma. Kanë dëshmuar se duan të lirojnë liderin e tyre, e kanë qëllim. Më e fundit është, a kemi mundësi të bëjmë keq, të djegim një gjë sepse nuk kemi çfarë bëjmë tjetër, nuk kemi çfarë humbim më. Janë eksponentë që pritet të marrin fletëthirrje”, theksoi ai.
Lini një Përgjigje