TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Shkurt 2026, 08:06

Protesta e PD, Mahmutaj: Berisha kërkon viktima për të sfumuar “21 janarin”

Shkruar nga Pamfleti

Protesta e PD, Mahmutaj: Berisha kërkon viktima për të sfumuar

Gazetari Fatos Mahmutaj ka folur lidhur me protestën e 10 shkurtit të opozitës.

Ai u shpreh se Berisha ka synuar krijimin e viktimave në protestën e fundit për të sfumuar vrasjet e bëra nga qeveria e tij më 21 janar 2011, ku humbën jetën katër protestues të pafajshëm në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“Ai po përpiqej të kishte edhe katër viktima, siç kishte më 21 janar dhe për t’i sfumuar ato vrasje. Më 21 janar kanë qëlluar mbi qytetarët me plumba gome. Mitingjet e Berishës kanë pasur viktima. Ai i krijon këto histori, i beson dhe vetë dhe pastaj i bën heronj. Atij i duhen heronj”, u shpreh Mahmutaj për "Abc News".

Deklaratat e gazetarit vijnë pas daljes së ish-kryeministrit Sali Berisha para mediave, ku ai pretendoi se molotovët që shkaktuan plagosjen janë hedhur nga policia dhe përmendi praninë e katër snajperëve që, sipas tij, kanë qëlluar në drejtim të protestuesve.

 

Lini një Përgjigje