TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Prill 2023, 10:28

Projekti Thumanë-Kashar/ Banorët e Bërxullës në protestë: Në fshatin tonë po bëhet një masakër, Rama bën sehir

Shkruar nga Pamfleti

Projekti Thumanë-Kashar/ Banorët e Bërxullës në

Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish këtë të dielë në protestë si çdo javë, për të kundërshtuar projektin Thumanë-Kashar.

Në një deklaratë për mediat banorët kanë shprehur pakënaqësi për qeverinë, ku thanë se kryeministri Edi Rama duhet të ballafaqohet me ta në lidhje me pronën që t’i vlerësohet me çmimin e tregut dhe certifikatën e shpronësimit.

“Në fshatin tonë është bërë një masakër dhe nuk dihet se çfarë do ndodhë, për një muaj mbarojnë zgjedhjet dhe askush nuk do t’ja dijë. Do të ri deri në fund, shteti po të dojë të vijë te ne të ballafaqohet, mos të bëjë sehir. Nuk ia falim”, tha një banore.

Ndërsa një tjetër banor i Bërxullës për të projektin Thumanë-Kashar tha se askush nuk do ta dijë dhe se pushtetarët vijnë sa për zgjedhje dhe harrojnë probblemet e tyre.

“Nuk ka asnjë zhvillim, nuk do t’ja dijë askush. As ata që kanë qenë dhe as ata që do të vijnë. Edhe një muaj do të vijnë zgjedhjet dhe më pas do të harrohet. Një pjesë e banorëve janë shitur. Shteti të vijë tek ne. Kryeministri të mos bëjë sehir atje ku është , nuk ia falim. Nuk ka dallime këtu”, tha një nga banorët.

Lini një Përgjigje