TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Dhjetor 2024, 19:41

Priten zhvillime për atentatin e Dobraçit dhe trafikun e kokainës? Dumani takon homologun malazez

Shkruar nga Pamfleti

Priten zhvillime për atentatin e Dobraçit dhe trafikun e

Policia dhe SPAK janë drejt zbardhjes së masakrës së Dobraçit, ku u vranë 4 persona dhe ka dyshime se mund të jenë përfshirë vrasës nga Mali i Zi. Pista tjetër që po hetohet është se vrasësit mund të kenë qenë shqiptarë dhe kanë ikur në Malin e Zi...

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka pasur sot një takim me Kryeprokurorin Special të Malit të Zi, Vladimir Novoviç, me të cilin ka firmosur edhe një marrëveshje.

Sipas SPAK, Dumani theksoi përkushtimin e Prokurorisë së Posaçme si dhe rëndësinë e shkëmbimit të informacionit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ndërsa Novoviç vlerësoi punën e SPAK duke nënvizuar rolin e hetimeve të përbashkëta dhe ndihmës së ndërsjelltë juridike.

Dy kryeprokurorët folën gjithashtu mbi nevojën e ndarjes së eksperiencave në nivel ekspertësh lidhur me praktikat më të mira të institucioneve që ata përfaqësojnë.

Nënshkrimi i këtij Memorandumi është një tjetër hap pozitiv në thellimin e marrëdhënieve me institucionet ndërkombëtare të zbatimit të ligjit, me qëllim forcimin e luftës kundër krimit të organizuar, trafikimit të armëve, lëndëve narkotike dhe krimit kibernetik. Prokuroria e Posaçme vijon të ndërtojë marrëdhënie strategjike me agjencitë ligjzbatuese në rajon duke rritur efikasitetin dhe bashkëpunimin në luftën kundër sfidave të përbashkëta”, njoftoi SPAK.

Takimi dhe marrëveshja mes tyre vjen në një moment shumë interesant. Policia dhe SPAK janë drejt zbardhjes së masakrës së Dobraçit, ku u vranë 4 persona dhe ka dyshime se mund të jenë përfshirë vrasës nga Mali i Zi. Pista tjetër që po hetohet është se vrasësit mund të kenë qenë shqiptarë dhe kanë ikur në Malin e Zi. Prokuroria e Shkodrës shpalli moskompetencë mbi ngjarjen dhe ja kaloi SPAK-ut, duke sinjalizuar se pas atentatit fshihet një grup i strukturuar kriminal.

Po ashtu, Mali i Zi ka shërbyer në shumë raste si një pikë trafiku droge. Shumë ngarkesa sillen në portet e Malit të Zi dhe më pas nga aty në rrugë tokësore futen në vendin tonë. Një rast i njohur është laboratori i kokainës që u zbulua në Fier, ku droga sillej në thasë me pleh kimik. Thasët ishin shkarkuar në Tivar dhe më pas ishin transportuar drejt Fierit. Marrëveshja sot sinjalizon se do të kemi zhvillime interesante. /Pamfleti

 

Lini një Përgjigje