
Lëkundje të forta tërmeti janë ndierë pak minuta më parë në Tiranë.
Mësohet se qendra e tërmetit ka qenë në zonën mes Dibrës dhe Burrelit, teksa lëkundjet janë ndier në të gjitha qytetet përreth.
Sipas Insitutit të Gjeoshkencës, tërmeti ka qenë i magnitudës 3.8 ballë i shkallës rihter. Deri tani nuk raportohet për dëme materiale.
"Sipas të dhënave paraprake të Institutit të Gjeoshkencave, në orën 18:01.37 janë ndjerë lëkundje tërmeti me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter. Epiqendra u regjistrua në Selishtë, në qarkun e Dibrës, me një thellësi prej 15.2 km. Lëkundjet janë ndjerë edhe në zonat përreth epiqendrës. Sipas komunikimeve paraprake me përfaqësuesit e pushtetit lokal, strukturat e mbrojtjes civile të Bashkisë Burrel dhe Qarkut Dibër nuk raportohen dëme materiale. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile mbetet në ndjekje të situatës", njoftoi Ministria e Mbrojtjes.


Lini një Përgjigje