
Kreu i PL-së, Ilir Meta u arrestua mesditën e sotme me urdhër të SPAK, në vendin e njohur si Kthesa e Kamzës. Fillimisht ai u shoqërua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe rreth orës 15:00 u transferua në atë që njihet si blloku i sigurisë, në rrugën Mine Peza.
Sipas informacioneve, Meta ndodhet i vetëm në dhomën e izolimit, ndërsa gjatë ditës së nesërme do të transferohet në paraburgim.
Ndërkohë në një video të siguruar BW, shfaqet avokati Genc Gjokutaj dhe djali i ish-Presidentit që ndodhen në pritje për të takuar Metën.
Lini një Përgjigje