
Ish deputeti Myslim Murrizi i ka quajtur prangosjet e fundit të SPAK, si arrestime me klering.
Me anë të një reagimi në rrjetin e tij social në “Facebook”, Murrizi shprehet se ky arrestim i Metës sot dhe ai i deputeti të PS-së dje, ndër të tjera është pazar mes SPAK dhe Ramës për të hequr vëmendjen nga skandalet e këtij të fundit.
Për Murrizin kjo lloj skeme goditje një herë në një krah, e herë në tjetrin, ndodh për shkak se SPAK nuk do, ose nuk ka guxim që të arrestojë kryeministrin.
“Ky stil arrestimesh me “klering” një nga partia e një nga “balli” më ngjan si “kompromis” mes dy trafikantëve kur luajnë shah duke bërë pazar për “çmimin” e “drogës dhe që qerjerishtre mes”, “e tjetri “kalin” vetëm që të mos i fusin duart “mbretëreshës” e të mos kapim mat “mbretin” që është i dhjerë deri në fyt”, shkruan Murrizi.
Lini një Përgjigje