
Masakra me tre viktima në mes të ditës në Shkodër tronditi mbarë opinionin publik.
Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beci, i ftuar në emisionin “Çim Peka LIVE”, u shpreh se saga e luftës mes bandave do vazhdojë.
Sipas tij, krimet e rënda ndodhin pasi policia është tërhequr dhe nuk është kujdesur seriozisht me tërë organet ligjzbatuese, për të krijuar një strategji të plotë, për të çmontuar atë që po ndodh në qytetin e Shkodrës.
"Duhet të shohim tipologjinë e krimit dhe mënyrën se si ka evoluar Shkodra që ka shkuar në një ngjare të tillë kaq ekstreme, e cila të jeni të bindur do vazhdojë me sagën e luftës mes bandave, derisa shteti tërhiqet, normal që vetëgjyqësia do arrijë në kulme dhe ekstreme të masakrave.
Është i vetmi qytet i Shqipërisë, ku në një operacion është vrarë drejtori i policisë se qarkut, është një qytet për të cilin shteti nuk është kujdesur seriozisht me tërë organet ligjzbatuese, për të krijuar një strategji të plotë, për të çmontuar atë që po ndodh në qytetin e Shkodrës.
Krimi ka filluar në formën e krimit ordiner, ka vazhduar me traditën e keqe të gjakmarrjes dhe në fund janë mpleksur duke sjellë pasoja shumë të mëdha", tha Beci.
Lini një Përgjigje