
Në emisionin “Të Paekspozuarit”, po diskutohet për ngjarjen e rëndë në Shkodër, pasditen e djeshme, ku mbetën të vrarë 3 persona dhe një person është në gjendje të rëndë në spital. Ngjarja me 3 viktima, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në vendin e quajtur Dobraç, sipas ish-drejtuesit të policisë, Arben Hajdarmataj, ishte e paralajmëruar, por policia nuk ka reaguar në kohë.
Sipas Hajdarmatajt, grupet kriminale nuk po merren seriozisht nga policia duke shtuar se kjo e fundit nuk po merr asnjë lloj mase për të parandaluar ngjarjet e rënda.
“Padyshim, kjo ngjarje është shumë e rëndë, e paralajmëruar, është një ngjarje në vrazhdën e aktiviteteve kriminale dhe konflikteve që kanë grupet kriminale në qytetin e Shkodrës dhe në këtë esencë për Policinë e Shtetit është një ngjarje që është koha e parë që po flasim për të.
Si e paralajmëruar dhe fatkeqësisht gjendemi gjithmonë në këtë situatë që ka shumë konflikte të këtyre personazheve e grupe kriminale me rekorde theksuara kriminale nuk po merren seriozisht nga Policia e Shtetit dhe nuk merren asnjë lloj mase, për të bërë të mundur thithjen e informacionit dhe për t'i bërë të mundshme ndonjë parandalim.
Puna e policisë në tërësi ka frymë. Ajo nuk vjen nga policia lokale por nga qendra, nga kryeministria. Unë duke qenë drejtues e kam ndjerë në momentet e punës. Policia lokale atje nëse nuk e ndjen këtë frymë, në raport me këto grupe kriminale nuk ka çfarë të bëjë”, tha Hajdarmataj.
Lini një Përgjigje