TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Tetor 2024, 20:59

Irena Beqiraj: Pensionistët, shtresa më e lënë pas dore nga qeveria e PS-së

Shkruar nga Pamfleti

Irena Beqiraj: Pensionistët, shtresa më e lënë pas dore nga

Irena Beqiraj, ish zv.ministre e Financave ka deklaruar se pensionistët janë shtresa e popullsisë janë më të lënë pas dore nga qeverisja socialiste.

Ajo shtoi se skema e pensioneve është shumë komplekse dhe se ka lidhje edhe fakti që po plakemi me ritme të shpejte dhe se kemi një emigracion të madh që ndikon.

Pensionistët janë shtresa e popullsisë janë më të lënë pas dore nga qeverisja socialiste. Çështja e pensioneve është shumë komplekse dhe varet nga struktura ekonomike dhe është afatgjatë, prandaj nuk mund të adresohet me aksione afatshkurtër si ato për pagat e padeklaruar.

Problemi me pensionet nuk ka të bëjë vetëm me sigurimet shoqërore, sepse nga viti 2022 deri në vitin 2023 është rritur kontributi në skemë me 17%, ndërsa mbështetje buxhetore për pensioneve ra nga 3% në 1%. Ka lidhje edhe fakti që po plakemi me ritme të shpejte dhe se kemi një emigracion të madh që ndikon”, tha ajo në “Ora News”.

Lini një Përgjigje