
Deputeti i PS-së Xhemal Qefalia tregoi në Studio Live arysen për të cilën u ftua sot në SPAK.
Ai dha sqarime si dëshmitar për ngjarjen e 21 janarit 2011, ku mbetën të vrarë 4 protestues nga protesta e opozitës së asaj kohe, Partisë Socialiste.
Qefalia ishte në bulevard përpara kryeministrisë dhe tregon se në SPAK shprehu bindjen se shpirtrat e 4 të vrarëve do gjejnë prehje pas bërjes së drejtësisë.
"Për të dhënë dëshminë si person në dijeni për 21 janarin 2011 ku mbetën të vrarë 4 persona. Kam dhënë dëshminë, shpresoj shumë dhe ka bindjen duke parë seriozitetin e SPAK. Jam i bindur që të ketë një ndëshkim që shpirtrat e atyre të 4 protestuesve të rehatohen. Kjo ka qenë dëshmia ime para oficerëve të SPAK", tha deputeti i PS.
Më tej, Qefalia shton se askush nuk duhet të ketë frikë nga drejtësia e re, pasi në fund të fundit të gjithë deputetët e kanë votuar.
"Veprimet ndaj drejtuesve të lartë të qeverisjes, që paraqiten në organin e akuzës, natyrisht kur ka të tilla veprime, nuk hezitoj të bëj komente. Do ishte mirë që veprime të tilla të kryhen në forma normale. Nuk jam partizan i përdorimit të dhunës, kushdo qoftë por sa kohë kemi besuar në këtë drejtësi secili duhet të justifikohet dhe të përgjigjet. Nuk ka arsye të ketë frikë, sepse për sa e njohim këtë drejtës. Askush nga PS nuk e pasur mburojë politike dhe të thotë jam i PS duke thënë nuk do hetohem", tha ai.
Qefalia tregon dhe arysen e batutës me Alibeajn pasi doli nga SPAK.
"Alibeaj tha kam qenë në SPAK, po më kam qenë për të dëshmuar për atë situatë me 4 të vrarë. Dhe i thashë me batutë do keni qenë dhe ju treguar atje t garda ose lart në tarracë. E vërteta kur të dalë vendimi përfundimtar. Në momentin që gjykata përcakton se kemi të bëjmë me faj atëherë flasim dhe analizojmë", u shpreh Qefalia.
Lini një Përgjigje