TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Tetor 2024, 17:38

Progres-raporti i BE, Shehi: Jemi larg Europës nga gabimet e qeverive shqiptare, Rama duhet të largohet

Shkruar nga Pamfleti

Progres-raporti i BE, Shehi: Jemi larg Europës nga gabimet e qeverive

Kryetari i LZHK-së Dashamir Shehi, ka komentuar progres raportin e Bashkimit Europian për Shqipërinë.

Shehi theksoi se jemi larg Europës edhe nga gabimet e qeverive shqiptare. Sipas tij, zgjedhjet në Shqipëri kanë qenë gjithmonë një problem më vetë, që duhet të marrin zgjidhje.

“Unë besoj se Shqipëria do integrohet një ditë, por uroj të mbyllet kjo histori e gjatë 35-vjeçare me Europën. Jemi larg Europës edhe nga gabimet e qeverive shqiptare. Nuk jam tepër optimist, nga natyra jam pak dyshues. Zgjedhjet në Shqipëri kanë qenë gjithmonë moment dramatik. Edhe sikur grup-kapitulli për integrim në BE të bëhej më 2026, për mua është në rregull.

Kjo qeveri që është sot për mua e ka mbushur kupën, ka 12 vite që qeveris. Punët duhen bërë që të kemi Shqipëri më të mirë. Zoti Rama e do integrimin për sukses personal dhe do premtojë tek shqiptarët mirazhin europian. Europa kërkon të drejtat e njeriut, standard ekonomik, zhvillimin e bujqësisë, industrisë. Hapja e kapitujve për integrimin në BE do të bëjë shtetin tonë ndryshe, më mirë. Uroj të ndërrohet qeverisja, si njeri i opozitës që jam. Opozita duhet të hyjë në parlament, sepse në parlament bëhet politika e vërtetë”, tha Shehi për News 24.

progres-raporti i be shehi europe

Lini një Përgjigje