TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Tetor 2024, 15:24

Masakra me tre të vdekur në Shkodër, Karamuço zbardh detaje: Vrasësit dyshohet se janë larguar nga Mali i Zi!

Shkruar nga Pamfleti

Masakra me tre të vdekur në Shkodër, Karamuço zbardh

Eksperti Ervin Karamuço, ka dhënë detaje të fundit rreth atentatit tragjik në Dobraç të Shkodrës, ku humbën jetën 3 persona dhe një tjetër u plagos.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në Euronews Albania, Karamuço sqaroi se vrasësit me pagesë mund të kenë kaluar në Mal të Zi dhe se grupi hetimor po punon për identifikimin e tyre, duke pasur parasysh disa persona të dyshuar.

Ai theksoi se Hamza Lici, i cili po drejtonte automjetin tip “Benz”, mendohet të ketë qenë objekti i këtij atentati, për shkak të numrit të plumbave drejtuar vendit të shoferit.

“Vrasësit me pagesë mund të kenë kaluar në Mal të Zi, ky është një informacion i fundit nga Policia e Shtetit. Mendoj se Policia po ecën në rrugë të mbarë për të zbardhur këtë ngjarje, ka të dyshuar. Është një sfidë shumë e madhe dhe ata kanë detyrim ta zbardhin për atë qytet. Mendoj se do hapet një sagë e madhe vrasjesh në qytetin e Shkodrës.

Nga fluksi dhe nga pozicioni ku u bënë të shtënat, sigurisht që objekti ka qenë drejtuesi i mjetit, dhe në ndryshimin e këndeve nga lëvizja e makinës, janë marrë plumba edhe në anën e pasagjerit dhe në zhamin e mbrapëm, që rrit dyshimet se mund të kenë qenë 3 persona”, u shpreh Karamuço.

Lini një Përgjigje