
Ish-drejtori i OSHEE-së Ardian Çela u paraqit mëngjesin e sotëm Prokurorinë e Posaçme SPAK.
Çela ka kyçur gojën para gazetarëve duke thënë vetëm se nuk është thirrur për ato që aludohen në media.
Gazetari: Jeni thirrur z. Çela?
Çela: Jo për ashtu që mendon ti...
Nuk dihet ende arsyeja pse Adrian Çela është thirrur në SPAK, ndërsa ish-drejtori i OSHEE-së është akuzuar publikisht nga Partia Demokratike se ka një dosje të plotë me prova e fakte të asaj që opozita e quan piramida e ngritur nga Partia Socialiste për blerjen e votave në qarkun e Durrësit.
Duket se pas arrestimit të deputetit socialist në qarkun e Durrësit Jurgis Çyrbja, krimi zgjedhor i përmendur në dosjen e SPAK-ut ka nisur të hetohet.
Lini një Përgjigje