TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Tetor 2024, 09:18

Ish kreu i OSHEE, Adrian Çela shkon në SPAK

Shkruar nga Pamfleti
Ish kreu i OSHEE, Adrian Çela shkon në SPAK
Ardian Çela në SPAK

Ish kreu i OSHEE dhe ish drejtuesi politik i PS në qarkun e Durrësit, Ardian Çela është paraqitur ditën e sotme në SPAK.

Adrian Çela ka qenë në krye të OSHEE që prej dhjetorit 2014 dhe u largua vitin e shkuar.

Ende nuk dihen detajet se për cilën dosje është thirrur në SPAK, teksa ish kreu i OSHEE  do të merret në pyetje nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Ish kreu i OSHEE, Adrian Çela shkon në SPAK

Ai mund të jetë i përfshirë në dosjen e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja, të cilin nga bisedat e aplikacionit “Sky Ecc”, u zbulua se kishin ndikuar personazhe të njohur të botës së krimit në Durrës që në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 ta vendosnin të tretin në listën e PS-së për të qenë më i sigurt në marrjen e mandatit të deputetit.

Në ato zgjedhje ka qenë Ardian Çela drejtues i PS-së për Durrësit dhe ka qenë ai i cili ia ka dërguar listën paraprake të kandidatëve për deputet Kryesisë së partisë për miratim.

Çela drejtoi OSHEE-në për nëntë vite me radhë.

Ai mori detyrën në dhjetor të vitit 2014, gjatë kohës kur qeveria nisi një aksion të gjerë për disiplinimin e sektorit energjetik, ku pati edhe arrestime të debitorëve. Derisa në qershor të vitit të kaluar, mandati i Çelës si administrator i OSHEE përfundoi dhe nuk u rinovua më.

adrian Çela spak

Lini një Përgjigje