TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Tetor 2024, 07:53

Atentati në Shkodër, ish-prokurori: Ja pse masakra do të zbardhet shumë shpejt!

Shkruar nga Pamfleti

Atentati në Shkodër, ish-prokurori: Ja pse masakra do të zbardhet

Ish-prokurori Bledar Bejko ka komentuar masakrën e Shkodrës, ku mbetën të vrarë Hamza Lici, Arlind Bushati dhe një kalimtare e rastit.

Bejko tha se kjo ngjarje do të zbardhet shumë shpejt. Sipas tij, masakra ka pasur impakt të keq, ç’ka nuk dëshirohet nga strukturat qeveritare. Ish-prokurori shtoi se ka ardhur koha që bandat kriminale të shkatërrohen.

“Mendoj se do të zbulohen autorët e masakrës në Shkodër. Masakra me disa viktima ka lënë impakt të keq dhe nëse nuk kapen autorët, mund të përhapet si epidemi.

Mendoj që ka ardhur koha që grupet kriminale të shkojnë në burg”, tha ai për “News 24”.

Për masakrën e djeshme në Shkodër, ku mbetën të vrarë 3 persona ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje kritike për jetën, janë shoqëruar 10 persona, mes tyre edhe Safet Bajri.

Lini një Përgjigje