TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Tetor 2024, 07:28

Kthjellime dhe vranësira, mësoni si parashikohet të jetë moti ditën e sotme

Shkruar nga Pamfleti

Kthjellime dhe vranësira, mësoni si parashikohet të jetë

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon se ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i aktivitetit të masave ajrore të thata me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare kryesisht në veri në relievet malore nga orët e pasdites.

Mjegull e dendur dhe mjegullinë do të ketë në orët e para të mëngjesit në zonat luginore.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës fiton shpejtësi 10-12 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Lini një Përgjigje