TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Tetor 2024, 10:04

Incidenti në Kuvend, Elda Hoti pyetet në SPAK

Shkruar nga Pamfleti

Incidenti në Kuvend, Elda Hoti pyetet në SPAK

Deputetja e Partisë Demokratike Elda Hoti është paraqitur sot në SPAK. Ajo është thirrur sot në Prokurorinë e Posaçme për t’u pyetur lidhur me incidentin e 17 tetorit në Kuvend, ku spërkati me një lëng deputetët.

Elda Hoti mbërrin në SPAK, e cila do të pyetet se çfarë materiali hodhi në drejtim të deputetëve.

Hoti u pa në seancë teksa spërkat kolegët e PS me një material të lëngshëm, për të cilin deputetja demokrate pretendon se ishte parfum. Nga ana tjetër, Partia Socialiste aludoi se ishte benzinë.

Policia e Tiranë ka referuar në SPAK me dyshimin se ka hedhur lëndë të rrezikshme në sallën e Parlamentit.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali prentendoi se demokratja u hodhi deputetëve socialistë benzinë, duke akuzuar Elda Hotin se rrezikoi jetën e tyre.

“Ke ardhur në Kuvend me benzinë me vete, dilni jashtë. Dil jashtë, ke rrezikuar jetën e Kuvendit. Je e përjashtuar. Me ju do të merret SPAK”, tha Spiropali.

Më pas, kryeparlamentarja ndërpreu seancën duke u shprehur se: “Po marr ankesa për shkak të një ere të rëndë, ndihet si era benzinë. Ndërpresim seancën për 10 minuta. Ju lutem verifikoni situatën”.

Por, Elda Hoti deklaroi se ishte aromatizues duke u shprehur: “Le ta hetojë SPAK”.

“Ajo që hodhëm në Parlament nuk rrezikonte deputetët, ishte një aromatizues. Le ta verifikojë Prokuroria dhe SPAK, bëri kërcënim ndaj meje. Nuk trembem nga SPAK”, u shpreh Elda Hoti.

 

 

Lini një Përgjigje