TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Tetor 2024, 14:51

Ceno Klosi shkon në SPAK

Shkruar nga Pamfleti

Ceno Klosi shkon në SPAK

Ish-kreu i Drejtorisë së Tatimeve dhe zv/ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Ceno Klosi, ka qenë sot në Prokurorinë e Posaçme ku është marrë në pyetje nga prokurorët.

Ai u pyet nga prokurorët për gati më shumë se një orë, ndërsa nuk dihet çështja për të cilën ai është thirrur.

Pas daljes nga ambientet e SPAK, ai është pyetur nga gazetarët se për çfarë ishte paraqitur, por nga ana e tij nuk ka patur asnjë koment.

Kujtojmë se zv/ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë është nën hetim për 4 vepra penale.

Ai po hetohet nga SPAK për veprat penale të “korrupsionit”, “shpërdorimit të detyrës”, “mashtrimit” dhe “falsifikimit të dokumentave”.

Lini një Përgjigje