
Ish-deputeti demokrat Myslim Murrizi thotë se mospjesëmarrja e qytetarëve në protestën sensibilizuese në masakrën e Shkodrës që la të vdekur 3 persona dhe një në gjendje të rëndë, e ka një arsye.
I ftuar në ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, Murrizi tha se qytetarët e Shkodrës mund të kenë pasur informacion se aty mund të kishte sërish atentat.
Sipas Murrizit është e pamundur që autoritetet ligj zbatuese dhe politika, të mos i njohë bandat në Shkodër, për shkak edhe të lidhjeve që kanë me to.
Ish-ligjvënësi demokrat, e cilësoi ngjarjen e 30 tetorit në Dobraç një Palermo të viteve ’80, ndërsa shtoi se vetë kryeministri Rama ka emëruar ‘koordinatorin e bandave’ që përfshin një sërë qytetesh, ku krimi gëlon më shumë sot.
“Qytetarët mund të kenë pasur informacion se mund të kishte sërish atentat. S’ka nevojë Shkodra të ketë kaq shumë polici. Në një qytet ku i gjithë qyteti e di se kush janë bandat, edhe opolitika e di se kush janë, i merr i paketon pot ë dojë. Ata e dinë se kush janë bandat. Janë të veshur me pushtet dhe s’marrin distinktivin, në krahasim me trafiqet që bëjnë me mish, banane etj. nga Amerika e Latine. S’di në kenë këllqe këta që drejtojnë politikën në Shkodër, t’i kapin.
Është një listë me 134 drejtues madhorë, që ish drejtoi i SHISH, ua ka nisur 3 ministrave, kampionit të 1, të 2 dhe të 3. E kam dhe unë atë listë. 278 fëlliqësira ish oficera sigurimi që janë katapultuar në polici. Apo edhe 67 prokurorë. Janë 25 gjithsej që bëjnë rokadë si gomat e makinës. Rama ka emëruar edhe një koordinator për të emëruar bandat dhe mblidhen pas TEG-ut që zgjedhin këta qentë. Koordinator i bandave Durrës-Elbasan-Shkodër – Fushë Krujë.
Kur ke këtë llloj fryme, kryeministri që thotë hanë dardha pas shpinës sime, duke ngrënë kokat me njëri tjetrin po hanë koka të pafajshmish atje. Karma e hedh në det e ta sjell në pjatë. Shqiptarët paguajnë mbi 15 mijë policë me një rrogë jo të vogël që të mos hanë kokat e njëri-tjetrit.
Kur ka ik Beni mund të ketë lënë këtë, se dimë kush e ka marrë detyrën tani. Këta marrin tendera e shtohen, bëjnë ç’ju teket. Me këtë frymë që ka fut ky. Regjimi bastard komunist, pjellë që ka PS sot, nuk e do Shkodrën. Asnjë llumhane s’ka qenë në parlament, më ‘97. S’kishte këtë lloj paniku. Ajo ngjarje që ka ndodhur në Shkodër është Palermo e ‘80, përveç shtetit, e ndal edhe vullneti e kurajo e qytetarit. Shkodranët s’mund t’i marrin peng një grusht njerëzish, kushdo që janë këta. Ftoj qytetarët e Shkodrës të reagojnë me qytetari”, tha Murrizi.
Lini një Përgjigje