Hëna e plotë e prillit, e cila mban epitetin ‘rozë’, do të jetë më intensive nesër, më 6 prill, rreth orës 06:35, raporton NASA. Është interesante se kjo është hëna e parë e plotë e kësaj pranvere, ndaj nuk quhet rastësisht ‘rozë’.
Edhe pse emri thotë ndryshe, hëna e plotë e së nesërmes nuk do të ndryshojë në ngjyrë. Emri "hëna rozë" vjen nga lulëzimi i hershëm i një luleje të egër të pranverës, i njohur si myshk rozë, sipas The Old Farmer's Almanac , një almanak që përfshin parashikimet e motit dhe të dhënat astronomike, raporton CBS.
Prilli njihet edhe si "muaji i barit të mbirë", "muaji i vezëve" dhe "muaji i peshkut". “Hënës rozë” këtë vit i ka paraprirë “Hëna krimb”, ndërsa adhuruesit e astronomisë mund të presin me padurim hënën e radhës, e cila do të quhet “Hëna e luleve”.
Por ky nuk është fundi i surprizave në qiell. Gjegjësisht, sonte do të jenë të dukshëm edhe tre planetë, njoftoi NASA. Afërdita do të jetë më e ndritura, dhe Mërkuri e Marsi do të jenë të dukshëm gjithashtu.

Burimi: klix.ba
Lini një Përgjigje