SPAK duhet të fillojë të hetojë se ku kanë përfunduar këto miliarda Euro borxh...
Nuk dihet nëse është faliment i buxhetit të shtetit, apo babëzia për të vjedhur sa të munden, por një informacion nga Ministria e Financave, ka bërë me dije për “Pamfleti”, se me urdhër të Edi ramës, ministrja Delina Ibrahimaj po kërkon sekserë për marrjen e një borxhi të ri.
Vlera e borxhit që do kërkohet nëpër botë, është paracaktuar 300 milionë Euro, plus 3% të vlerës së borxhit (9 milionë Euro), si pagesë për sekserët që do mundësojnë gjetjen e tij në institucione financiare ndërkombëtare apo nga kompani private a sheikë.
Për të bërë të mundur gjetjen e borxhit, ministrja Delina Ibrahimaj ka nisur para 1 jave në disa adresa bankash e korporatash në BE, Azi Afrikë e vendet Arabe, 10 vartës të saj që e njohin “zanatin” e borxheve, që nga koha e Ridvan Bodes.
Në momentin që ata do sigurohen për gjetjen e shumës 300 milionë Euro apo sa të munden, por jo më pak se 200 milionë Euro, Ministria e Financave do shpallë formalisht ankandin e përshpejtuar, siç ka vepruar me borxhet e tjera, të zbukuruara me termin “EUROBOND”.
Po sipas informacionit, ky borxh është aq i domosdoshëm e urgjent për kryeministrin Edi Rama, sa do kërkohet do pranohet të merret me 7.5% interes, ose 2% më tepër se borxhet tjerë që ka marrë deri tani ndërsa afatin do ta vendosin vetë kreditorët.
Borxhi 300 milionë Euro që ka nisur të kërkohet nëpër botë, i shtohet borxhit 450 milionë Euro në vitin 2015 me interes 5.7%; borxhit 500 milionë Euro në vitin 2018 me interes 4.55%; borxhit 650 milionë Euro në vitin 2020 me interes 3.62%; borxhit 850 milionë Euro në vitin 2020 për ri-ndërtimin me interes 2.2% interes; borxhit 500 milion Euro në dhjetor 2022 me interes 5.8% e shumë borxhe të tjera nga 20-50 milionë Euro.
Në të vetmet dyer, ku të dërguarit dhe sekserët e ministrisë së Financave, nuk do trokasin për këtë borxh të ri, do jenë FMN, Banka Botërore e BERZH, mbasi këto institucione financiare, kanë zbuluar se qeveria e Edi Ramës i zhduk nëpërmjet korrupsionit me tenderë, PPP, shpenzime luksi, qejfe nëpër botë, trefishim të administratës dhe propagandës për të mbajtur pushtetin.
Nëse do bënim një krahasim për borxhet që qeveria ka marrë në këto 10 vite pushtet të PS, mund të themi se Babloku e ka zhytur Shqipërinë, tamam si Tito që mbyti në borxhe Jugosllavinë, të cilës pas vdekjes së tij në vitin 1980, iu dërgua lista me 87 miliardë USD borxhe.

Pyetja që behët është kjo: - Për çfarë i duhen Bablokut edhe këto 300 milionë Euro të tjera borxh? Ndërsa SPAK, duhet të fillojë të hetojë se ku kanë përfunduar këto miliarda Euro borxh, që merren e zhduken sikur janë karamele./Pamfleti
Lini një Përgjigje