TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Prill 2023, 16:17

Marrëveshja e deportimit/ "The Spectator": Numri i shqiptarëve që vijnë me gomone në Britani ka rënë

Shkruar nga Pamfleti

Marrëveshja e deportimit/ "The Spectator": Numri i

Fenomeni i gomoneve mesa duket është në rënie, pasi numri i emigrantëve shqiptarë që nisen drejt Britanisë është ulur ndjeshëm.

Të dhënat janë bërë publike nga revista britanike The Spectator, ku shihet që mbërritjet e shqiptarëve në tremujorin e parë të vitit 2023 kanë rënë në krahasim me tremujorin e fundit të vitit 2022.

Këtë rënie të numrit të shqiptarëve që kanë ikur drejt Britanisë me gomone, e ka komentuar dhe gazetari britanik Fraser Nelson. Me anë të një postimi në Twitter, Nelson shkruan se arrestimet e shqiptarëve dhe deportimit të tyre drejt Shqipërisë kanë bërë që shifrat të ulen.

“Rënie e madhe e mbërritjeve nga Shqipëria (e cila dikur përbënte pothuajse gjysmën e mbërritjeve me varka të vogla) pas marrëveshjes së deportimit. Fluturimet me të dëbuar tani nisen çdo javë për në Shqipëri, duke ulur nxitjen për të paguar 3000 £ për trafikantët e njerëzve për kalimin me varka të vogla”, shkruan Nelson.

 

the spectator shqiptar gomone britani

Lini një Përgjigje