
Analisti Arian Galdini theksoi në Repolitix se arrestimi i Metës do çojë në asgjësimin politik të Ramës me Berishën.
Analisti tha gjithashtu se Rama është gozhda që mban kornizën, dhe sipas tij kur korniza të bie gozhda do demaskohet dhe e di që po i vjen rradha.
"Rama është gozhda që mban kornizën. Në momentin që bie korniza, gozhda demaskohet. Dhe mbetet vetëm. Kjo gozhdë e di që po i vjen radha. Grupi turistik i deputetëve pas turizmit revolucionar, pasi mbaroi sezoni turistik shpresova se me 7 tetor do i mbushte prapë, por vetëm e ndezën prapë. Nuk mund të kishte kuptim turizmi në Tiranë pa pak turizëm në perëndim.
Po shqyhet korniza. Rënia e Ilir Metës është fillimi i shqyerjes së kornizës. Po të vë një bast publik. Maksimumi ka garantuar inercinë. 30 korriku është thelbi bashkimi i votave për kodin zgjedhor. Berisha i dhuroi Ramës që të jetë një gozhdë e fortë", tha analisti.
Lini një Përgjigje