TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Tetor 2024, 07:45

Temperatura 'qershori', si parashikohet dita për sot

Shkruar nga Pamfleti

Temperatura 'qershori', si parashikohet dita për sot

Vendi ynë ditën e sotme do të ketë kushte të qëndrueshme atmosferike me mot të kthjellët, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në formën e reve të larta transparente.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje-veriperëndim, me shpejtësi mesatare 2-5 m/s shoqëruar me dallgëzim të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 Në bregdet: 11/28 °C

 Në vendet e ulëta: 5/29 °C

 Në vendet malore: 4/20 °C

Lini një Përgjigje