TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Tetor 2024, 07:40

Afera ‘Partizani’/ Sot seanca paraprake në GJKKO, vendoset nëse Sali Berisha dhe Malltezi do kalojnë për gjykim

Shkruar nga Pamfleti

Afera ‘Partizani’/ Sot seanca paraprake në GJKKO, vendoset

Në Gjykatën e Posaçme mbahet sot seanca paraprake për ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin Malltezi dhe 3 të akuzuarit e tjerë në dosjen e aferës Partizani.

Seanca do të zhvillohet në orën 12:00 nga gjyqtarja paraprake Flojera Davidhi.

Pas shqyrtimit të dosjes me 333 fashikuj, tashmë gjyqtarja Davidhi pritet që të vendosë sot nëse Berisha dhe dhëndri do kalojnë për gjykim.

Njëjtë edhe për Fatmir Bektashin dhe Xhimi Begejan si dhe financierja Andia Pustina, që kreu procedurat për privatizimin dhe ndërtimin e  19 kulla në truallin e ish-kompleksit sportiv.  

Nëse dosja kalon për gjykim, kjo do shënojë përballjen reale të Berishës dhe dhëndrit me drejtësinë shqiptare. Berisha akuzohet për korrupsion pasiv dhe do bëhet ish-kryeministri i parë që shkon në gjykatë për këtë vepër penale, nëse Davidhi vendos që dosjen ‘Partizani’ ta kalojë për gjykim.

Biznesmeni Fatmir Bektashi është i pandehur për korrupsion aktiv dhe Xhimi Begeja pastrim parash, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i 'Homeplan' dhe Andia Pustina, financiere që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan janë në akuzë për pastrim parash.

Report TV ka mësuar se dosja ‘Partizani’ është ndarë me fraksion, që do të thotë do vijojnë hetimet për çështjen tjetër, atë të pasurisë së familjes së ish-kryeministrit 'non grata' Sali Berisha dhe përfitimet që mund të kenë familjarët e tij, si me rastin e vendimeve të Berishës për marrjen e truallit të Kompleksit Partizani dhe ndërtimin e 19 kullave nga dhëndri i tij.

Lini një Përgjigje